Norvegjia i fut në izolim për dy javë qytetarët e Kosovës të vaksinuar me “AstraZeneca”
Të gjithë qytetarët e Kosovës që kanë marrë vaksinat “AstraZeneca” nëse udhëtojnë për Norvegji do të izolohen për dy javë. Por një gjë e tillë nuk vlen për ata që janë të vaksinuar me vaksinat “Pfizer” dhe “Jonson&Jonson”.
Këtë njoftim ua ka dërguar Ambasada e Norvegjisë qytetarëve të Kosovës që janë pajisur me vizë.
Në media dhe nga deputetit i PDK-së, Bekim Haxhiu ishte ngritur shqetësimi për afatin e vlefshmërisë se vaksinave “AstraZeneca” të cilat Ministria e Shëndetësisë i kishte pranuar donacion nga Norvegjia, shrkuan “Fakteplus”.
Tani përmes kësaj letre edhe vetë Norvegjia nuk e njeh efektivitetin e vaksinave që na i dhurojë.
Kujtojmë se Norvegjia ia kishte dhuruar 180 mijë doza të vaksinës “AstraZeneca” Kosovës, si rezultat i bashkëpunimit me institucionet e Bashkimit Evropian.