Norvegjia i ofron mbështetje Kosovës për ta parandaluar përhapjen e koronavirusit

19 mars 2020 | 14:58

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur  sot në takim ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl, me te cilin ka biseduar mbi situatën e krijuar nga përhapja e pandemisë COVID- 19.

Ambasadori norvegjez ka shprehur gatishmërinë për t’i ofruar ndihmë Kosovës në përpjekjet e saj për parandalimin e shpërndarjes së mëtutjeshme të virusit Korona.

Ndërsa Kurti ka shprehur falënderimet e sinqerta për përkrahjen e shtetit norvegjez dhe ka bërë thirrje për solidaritet në mes të gjitha shteteve të cilat po ballafaqohen me pandeminë COVID- 19.

“Të dy u zotuan të shtojnë bashkëpunimin në mes dy shteteve në të gjitha fushat”, ka njoftuar Qeveria e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Arban Abrashi, ka bërë me…