Norvegjia mbështet zhvillimin dhe fuqizimin e Ministrisë së Mbrojtjes

12 nëntor 2021 | 13:01

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pritur sot në takim shefin e Qendrës prestigjioze për integritet në sektorin e mbrojtjes (CIDS) nga Ministria e Mbrojtjes së Norvegjisë për Ballkan, Sven Eriksen, zëvendësambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Henrik Width, dhe përfaqësuesin e CIDS-it për Kosovë, Florian Qehaja.

Mehaj ka theksuar se Norvegjia mbështet zhvillimin dhe forcimin e qeverisjes së mirë dhe fuqizimin e integritetit institucional të Ministrisë së Mbrojtjes.

“Përveç mirënjohjes dhe falënderimit për punën e madhe që janë duke realizuara CIDS-i me stafin e saj, diskutuam edhe për fushat me interes të cilat mund të trajtohen në projekte të ardhshme për të avancuar edhe më tej kompetencën profesionale të stafit të ministrisë, si dhe për të rritur ndërgjegjësimin ndaj rreziqeve që dëmtojnë efikasitetin e politikave tona të mbrojtjes”, ka thënë ministri Mehaj pas takimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dalë…