Norvegjia thotë se do ta njohë Palestinën
22 maj 2024
| 10:44
Norvegjia do të njohë një shtet palestinez, tha të mërkurën kryeministri norvegjez, Jonas Gahr Stoere, duke i konfirmuar raportimet e mëhershme, raporton agjencia “Reuters”.
Përmes një deklarate, kryeministri norvegjez ka thënë se populli palestinez ka “të drejtë themelore, të pavarur për vetëvendosje” dhe se izraelitët e palestinezët kanë “një të drejtë për të jetuar në paqe në shtetet e tyre përkatëse”, raporton televizioni “BBC”.
“Nuk do të ketë paqe në Lindje të Mesme pa një zgjidhje me dy shtete. Nuk mund të ketë zgjidhje me dy shtete pa një shtet palestinez”, është thënë në deklaratë.