Nostradamusi i gjallë e ekzagjeron, profecitë e tij për vitin 2024 janë të frikshme

03 janar 2024 | 22:25

2024 do të jetë një vit plot ngjarje. Parashikimi vjen nga Athos Salome, i njohur ndryshe edhe me emrin “Nostradamus i gjallë”. Me origjinë nga Brazili, ai siguroi se në të kaluarën kishte parashikuar pandeminë, finalen e Kupës së Botës, pushtimin e Ukrainës nga Putini dhe madje edhe vdekjen e mbretëreshës Elizabeth.

Salomé siguroi se 2024 do të jetë një vit plot transformime, në të cilat njerëzit më në fund do të bien në kontakt me alienët. Asnjë pushtim i tmerrshëm, por komunikim “përmes sinjaleve të koduara të përgjuara nga një rrjet teleskopësh”.

Ja parashikimet e Athos Salome për vitin 2024: “Një asteroid plot me materiale të pasura do të përplaset në Tokë dhe do të shkaktojë garën e re hapësinore midis vendeve të ndryshme, ndërsa inteligjenca artificiale ‘zgjohet’ dhe bëhet e vetëdijshme, duke i hapur rrugën një rebelimi të udhëhequr nga makinat”.

Për Salomé, do të shpërthejë gjithashtu Lufta e Tretë Botërore më 2024: “Një përplasje midis Kinës dhe Rusisë do të çojë në një luftë totale. Gjithashtu do të ketë uragane dhe stuhi tropikale pranë Gjirit të Meksikës, ndërsa Kalifornia, Oregon dhe Uashingtoni do të goditen sërish nga zjarret pyjore”.

Megjithatë, parashikuesi është i prirur të theksojë se ai nuk dëshiron të shkaktojë panik, por të ftojë autoritetet për vigjilencë e veprim. Prandaj e bëri të qartë se asnjë nga parashikimet e tij nuk është përfundimtar dhe se ekziston gjithmonë mundësia që zgjidhjet pozitive t’i ndryshojnë ato.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Ardi ka reaguar ashpër…