
Notarët Eda Zeqiri dhe Olt Kondirolli marrin ftesë për pjesëmarrje në Lojërat Olimpike
30 qershor 2021
| 17:21
Eda Zeqiri dhe Olt Kondirolli do ta përfaqësojnë sportin e notit në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.
Të dy notarët janë ftuar nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar sipas vendeve të Univerzalitetit, vende këto që janë të rezervuara për sportet e notit dhe atletikës. Zeqiri do të garojë në disiplinën 400 metra stil i lirë, ndërsa Kondirolli në 100 metra stil i lirë.
Në ftesën dërguar Komitetit Olimpik të Kosovës dhe Federatës së Notit të Kosovës nga Federata Ndërkombëtare e Notit (FINA), thuhet se të dy notarët janë renditur më së larti nga garuesit kosovarë në renditjen e pikëve të FINA-s.