Notarët përfaqësojnë Kosovën në ‘EYOF 2022’
25 korrik 2022
| 14:21
Dy notarët Hana Bejiqi dhe Mal Gashi e kanë përfaqësuar sot (e hënë) Kosovën në Festivalin Veror Olimpik Evropian për të Rinj “EYOF 2022 Banska Bystrica”.
Hana garoi në 100 metra krol dhe pati kohën 1:01.48 minutë, që nuk i mjaftoi për të kaluar në gjysmëfinale. Ajo në baterinë e saj doli e dyta nga tetë garuese, kurse në përgjithësi përfundoi e 40-ta.
Mali garoi në 400 metra krol dhe përfundoi me kohë 4:15.61 minuta, duke zënë vendin e 31-të, kohë kjo që nuk i mjaftoi për t’u kualifikuar tutje.
Garuesit i mbështetën nga afër edhe nënpresidentët e KOK-ut, Gazmend Maxhuni e Milaim Kelmendi dhe anëtari i Bordit Ekzekutiv, Bujar Turjaka.
Hana do të garojë edhe në 50 metra krol, ndërsa Mali në 1500 metra.