Notarët përfundojnë garat në “Tarragona 2018”
25 qershor 2018
| 12:22
Notarët e Kosovës kanë përfunduar garat në Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018”.
Fjorda Shabani, Dren Ukimeraj dhe Dasar Xhambazi përfunduan kryesisht në pozitat e fundit, por që mosha e tyre e re (13-16 vjeçare) jep shpresë për rezultate më të mira në të ardhmen.
Fjorda Shabani, në 50 metra stil të lirë, pati kohën 28.49 sekonda. Dren Ukimeraj në 50 metra stil i lirë, pati kohën 26.09 sekonda, ndërsa Dasar Xhambazi në stilin bretkosë, pati kohën 32.11 sekonda.