Notari i Kosovës tërhiqet nga gara në “EYOF 2022”, shkak shëndeti jo i mirë
26 korrik 2022
| 16:58
Mal Gashi është tërhequr nga gara e sotme në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj që është duke u mbajtur në Banska Bystrica të Sllovakisë.
Notari nga Kosova ishte paraparë që të garonte sot në 1 500 metra krol.
Mirëpo, Komiteti Olimpik i Kosovës ka njoftuar se Gashi është tërhequr nga gara për shkak të shëndetit jo të mirë.
Mal Gashi me probleme shëndetësore ishte përballur edhe në ditën e djeshme.