Notarja bën not me një gotë plot me qumësht në kokë
09 gusht 2020
| 12:09
Notarja me famë botërore, Katie Ledecky, vitet e fundit ka qenë kampione absolute në garat me not. Këtë ajo e ka dëshmuar edhe me anë të një video të publikuar në aplikacionin “TikTok”, ku ka shpalosur të gjithë talentin e saj.
Katie është shfaqur duke bërë not, ndërsa mbi kokë mbante një gotë lëng. Me gotën mbi kokë kampionia olimpike ka përshkruar të gjithë pishinën 50 metra të gjatë.
Ajo që bie në sy është fakti se si ajo ka arritur ta mbajë ekuilibrin dhe ta kalojë me sukses këtë sfidë. “Ndoshta një nga gjërat më të mira të karrierës sime”, ka shkruar Katie, duke publikuar edhe një video.