Notarja Eda Zeqiri garon sot në “Tokyo 2020”

25 korrik 2021 | 12:01

Notarja 16-vjeçare nga Kosova, Eda Zeqiri do të garojë sot në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

Zeqiri do të garojë në disiplinën 400 metra stil i lirë, shkruan “Epoka e re”

Gara e Edës fillon në ora 13:00 me kohën tonë lokale, në 20:00 me kohën lokale të Japonisë.

Kujtojmë se sot kanë përfunduar garimin dy sportistë tjerë kosovarë. Majlinda Kelmendi në xhudo e cila u eliminua qysh në raundin e parë dhe Drilon Ibrahimi në shenjtari që zuri vendin e parafundit.

Kujtojmë se dje, Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë në xhudo, ndërsa për të garuar në këtë Olimpiadë kanë mbetur edhe tetë sportistë nga Kosova.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i Nismës, Fatmir Limaj, ka reaguar pas aksidentit tragjik…