Noton 25 metra nën akull në liqenin më të thellë në botë
24 janar 2019
| 10:52
Një burrë në Rusi ka notuar 25 metra nën akull në liqenin më të thellë në botë, Baikal, si pjesë e një tradite në vend. Ai u zhyt pothuajse i zhveshur nën akull dhe notoi në ujin e ftohtë derisa doli në sipërfaqe nëpërmjet një vrime të hapur në akull.
Aleksandr Shumskas tha se ishte thjesht “e frikshme, por jo e vështirë”.