Noton pesë kilometra për t’iu arratisur policisë
11 janar 2019
| 12:56
Një peshkatar kenian ka notuar pesë kilometra për t’iu arratisur policisë. Ai u hodh në Liqenin Viktoria në mënyrë që t’u shpëtonte oficerëve të armatosur detarë të Ugandës, që i konfiskuan varkën gjatë një ekspedite peshkimi pranë plazhit të Majanjit.
Ben Wandera nga fshati Buduongi ka thënë se notoi rreth pesë kilometra për ta shpëtuar jetën e tij. Ai tregoi se tre kolegët e tij u arrestuan dhe u dërguan në një kamp ndalimi në Ugandë.