“Nova provokacija”: Serbët i çmend 100-përqindëshi i Shalës dhe Ramës
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala publikoi sonte një fotografi me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, ku shkruhej 100% dhe tregonte qartazi përkrahjen e Ramës për vendimin e Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës 100% ndaj produkteve serbe.
E ky qëndrim i Ramës dhe publikimi i kësaj fotografie bëri që të reagojnë mediat serbe.
Madje mes tjerash në raportimin e tyre thuhet se fotografia e Shalës me Ramës ‘tronditi’ të gjithë serbët. “Shala shkroi 100% dhe është e qartë se ky vendim po shijohet, ndërsa për shkak të këtij vendimi qindra njerëz në Mitrovicë kanë probleme të ndryshme. Njerëzit atje nuk kanë ilaçe, oksigjen në spital dhe qumështi tashmë është zhdukur. Dhe kjo gjë është qesharake nga ana e tij dhe Ramës”, raporton telegraf.rs.