“Nova” siguron foton ekskluzive, Jeremiqi i shkon në presidencë Vuçiqit për përballje

25 qershor 2021 | 15:40

Medium serb “Nova.rs” ka arritur që ta kap momentin ekskluziv kur presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, dhe lideri i Partisë Popullore, Vuk Jeremiq, janë gjendur të acaruar ballë për ballë njëri-tjetrit pas një debati që kishin pasur në distancë.

Jeremiqi bashkë me Vladimir Gajiqin, Miroslav Aleksiqin dhe Borislav Novakoviqin janë shfaqur sot përpara Presidencës së Serbisë, pas ftesës që Vuçiqi ua kishte bërë atyre duke iu thënë “të vinte dhe të përpiqen të më linçojnë, do të merrem vetë më të gjithë”.

Përfaqësuesit e partisë së Jeremiqit kanë deklaruar për media se tek ndërtesa e presidencës kishin shkuar për të pyetur Vuçiqin nëse është normale që ai të ftojë qytetarët e Serbisë për të luftuar me ta.

“Ne të gjithë erdhëm dhe ai tha se do ta luftonte. Borivojë Boroviq aktualisht është jashtë vendit. Të katërt erdhëm për t’i thënë presidentit të mos ketë frikë. Ai na ftoi dhe ne erdhëm të kërkojmë që ai të në pres, për të parë se çfarë kishte për të thënë”, ka deklaruar Jeremiqi, para se të hynte ne presidencë.

Pas disa minutash në ndërtesën e Presidencës, përfaqësuesit e Partisë Popullore u janë drejtuar përsëri mediave. Jeremiqi ka thënë se Vuçiqi ka zbritur poshtë dhe ishte dukshëm i zemëruar.

“Presidenti zbriti dhe po dridhej i tëri. Ishte e pakëndshme për sigurimin. Filloi të bërtiste, duke thënë ‘hajdeni më rrihni’. Por në ato momente ai ishte i siguruar nga truprojat e tij. E ftova të dilte jashtë, por s’guxoi.. Ai na mallkoi, ofendoi dhe na kërcënoi. Më tha se jam një hajdut”, ka treguar Jeremiqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sergio Ramos u largua nga Real Madrid pas 16 vitesh…