NPB e përkushtuar në rregullimin dhe mirëmbajtjen e këndeve të lojërave

25 shtator 2019 | 14:26

Këndet e lojërave dhe fushat sportive janë pjesa më e bukur e fëmijërisë, përdorimi i vazhdueshëm ditor i të cilave me dashje apo pa dashje bënë që pajisjet e tyre të amortizohen apo edhe të dëmtohen.
Andaj, Ndërmarrja Publike Banesore përmes Departamentit të Intervenimeve Urgjente ka filluar riparimin dhe mirëmbajtjen e të gjitha këndeve të lojërave dhe atyre sportive në Prishtinë.

Kemi filluar me parkun e Gërmisë, për të vazhduar më pas në të gjitha lagjet e tjera.

Pavarësisht se punën më të madhe e kryen stafi ynë, ne ftojmë të gjithë prindërit, gjyshërit, të rinjtë dhe fëmijët që t’i ruajmë këndet më të bukura të lagjeve tona.

#NPBpërPrishtinën

https://www.facebook.com/npbanesore/videos/537851260284924/?t=3

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), njëherësh…