NPB fillon dezinfektimin e 200 objekteve kolektive
200 hyrjet e banesave kolektive të cilat janë nën menaxhimin e Ndërmarrjes Publike Banesore (NPB) kanë filluar të dezinfektohen si masë shtesë mbojtëse për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Kështu thuhet në njoftimi e Komunës së Prishtinës.
“Poashtu, secila nga këto hyrje do të pajiset edhe me dezinfektues, derisa efekti i dezinfektimit është 40 ditë.
Falenderojmë ekipet e NPB-së për angazhimin dhe kujdesin e shtuar gjatë këtyre ditëve.
Ne të tjerët të i ndihmojmë ata duke u kujdesur për mjedisin ku jetojmë dhe duke qëndruar në shtëpi dhe reduktuar lëvizjet që nuk janë të domosdoshme. Vetëm kështu mund të ndihmojmë që të mbrojmë veten dhe të tjerët!Sepse, #bashkë mund të e tejkalojmë këtë sfidë shumë më lehtë!#rriNshpi”, thuhet në njoftim.