NPL “Kuzhina Qendrore” shpall konkurs për kryeshef ekzekutiv
Ndërmarrja Publike Lokale “Kuzhina Qendrore” SHA ka shpallur konkurs për pozitën e kryeshefit ekzekutiv.
Ky konkurs është i hapur 30 ditë.
Sipas konkursit të shpallur, të drejtë aplikimi për këtë konkurs kanë të gjithë qytetarët pa dallim.
“Ndërmarrja ofron mundësi të barabarta, inkurajon dhe promovon angazhimin e punëtorëve, pjesëtarë të të gjitha komuniteteve dhe të gjinive të ndryshme”, thuhet në konkursin e shpallur.
Dokumentacioni i kërkuar:
- Aplikacioni për punësim (shkarkohet nga web-faqja e Komunës së Prishtinës https://prishtinaonline.com/konkurset .
- Deklaratën nën betim të nënshkruar nga kandidati se i plotëson kriteret e pavarësisë sipas Ligjit për Ndërmarrjet Publike (forma shkarkohet nga webfaqja e Komunës së Prishtinës https://prishtinaonline.com/konkurset
- Letër motivuese;
- Dëshmi mbi shkollimin;
- Dëshmi mbi përvojën e punës ;
- Kopja dokumentit identifikues;
- Kandidati së bashku me aplikacionin duhet të dorëzojnë edhe vërtetimin nga gjykata kompetente se i njëjti nuk është nën hetime – jo më të vjetër se 6 muaj.
-Çdo përgënjeshtrim material – qoftë i qëllimshëm ose nga neglizhenca – ose ndryshim materiali nga informatat e dhëna në deklaratën e sipër cekur do të rezultojë në skualifikimin e menjëhershëm.
Informata të përgjithshme:
-Të drejtë aplikimi për këtë konkurs kanë të gjithë qytetarët pa dallim.
-Ndërmarrja ofron mundësi të barabarta, inkurajon dhe promovon angazhimin e punëtorëve, pjesëtarë të të gjitha komuniteteve dhe të gjinive të ndryshme.
Mënyra e Aplikimit:
Kandidati/ja, duhet t`i dorëzoj këto dokumente në formë të skanuar në email: [email protected]
Konkursi është i hapur 30 ditë, nga data 11.11.2021 dhe përfundon më datë 10.12.2021 në ora 24:00.
https://prishtinaonline.com/…/konkurs-kryeshef…