Nubeli synon shumë suksese me Bayernin

30 qershor 2020 | 16:14

Bayern Munchen dhe Alexander Nubel ranë dakord për transferimin në fillim të këtij viti, me portierin që nënshkroi një para-kontratë.

Image

Portieri 23-vjeçar tani ka kaluar testet e detyrueshme mjekësore dhe u prezantua si lojtari më i ri “bavarez”. Nubel nënshkroi një kontratë pesë-vjeçare, duke e mbajtur atë në kampionët gjermanë deri më 30 qershor 2025.

“Përshtypjet e para janë shumë, shumë të mira. Doja të bëja hapin tjetër. Qëllimi im është të përmirësohem në mënyrë të vazhdueshme dhe të festoj shumë suksese me Bayernin”, ka thënë Nubel, i cili i bashkohet Bayernit nga Schalke.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka cituar poetin e…