Nuggets mposhtin Clippersat, Aldridge debuton me fitore te Nets

02 prill 2021 | 12:02

Ndeshja e madhe e mbrëmjes në NBA u zhvillua në “Staples Center” mes Los Angeles Clippers dhe Denver Nuggets e fituar 94-101 nga skuadra nga Colorado, e cila mbetet e pamposhtur që kur iu bashkua Aaron Gordon.

Nuggets ruajtën kryesimin që nga koshi i parë i përballjes deri në momentin e rënies së sirenës për përfundimin e takimit, edhe pse në një moment, në periodën e katërt, diferenca u ngushtua në vetëm një pikë. Jamal Murray me 23 pikë dhe Michael Porter Jr. me 20 pikë rezultuan shënuesit më të mirë për Nuggets, por duket theksuar se nënkampionët në fuqi të Konferencës së Perëndimit e ndërtuan suksesin e tyre falë një mbrojtjeje efikase, aq sa në dy takimet e fundit kundërshtarët kanë realizuar më pak se 95 pikë, raporton “Supersport”.

Në ndeshjen e debutimit të Lamarcus Aldridge, Brooklyn Nets hodhën në tapet Charlotte Hornets duke fituar me 22 pikë diferencë, 89-111. Në këtë përballje, ku mungonin Durant, Harden dhe Griffin, në radhët e njujorkezëve spikati me 21 pikë Jeff Green.

Pavarësisht 36 pikëve dhe 11 “rebound” të Steph Curryt, Golden State Warriors humbën 109-116 kundër Miami Heat. Skuadrën nga Florida e udhëhoqi me 21 pikë Jimmy Butler, ndërsa Duncan Robinson dhe Tyler Herro shtuan respektivisht 21 dhe 20 pikë.

Rezultoi gjithçka e thjeshtë për Detroit Pistons që iu imponuan me rezultatin e thellë 91-120 Washington Wizards. Shkëlqeu në këtë takim “ylli” i ri, Josh Jackson, një basketbollist me shumë talent dhe karakter, autor i plot 31 pikëve.

Rezultatet

Philadelphia 76ers – Cleveland Cavaliers            114-94
Washington Wizards – Detroit Pistons                91-120
Charlotte Hornets – Brooklyn Nets                       89-111
Golden State Warriors – Miami Heat                   109-116
Orlando Magic – New Orleans Pelicans               115-110
Atlanta Hawks – San Antonio Spurs                     134-129
Denver Nuggets – Los Angeles Clippers               101-94

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar propozim-vendimin për formimin…