Nuha: Trishtim kur futesh brenda, por kur të dalësh jashtë zemrën e ke të mbushur me krenari nga qëndresa stoike e bashkëluftëtarëve

23 gusht 2023 | 14:01

Ish-luftëtari i orëve të para të UÇK-së, Gani Nuha i cili tani është ndër biznesmenët e suksesshme në Gjermani, ka vizituar ish-drejtuesit e UÇK-së të cilët po mbahen në paraburgim në Hagë.

Nuha ka thënë se është trishtim i pa përshkruar kur futesh brenda për t’i takuar bashkëluftëtarët dhe drejtuesit e UÇK-së, por qëndresa e pathyeshme e tyre ta mbush kraharorin dhe zemrën me krenari.

“Trishtim i papërshkueshëm …është kur futesh në këto dyer të ngurta e të ftohta. Por kur dal më mbushet kraharori, zemra plot krenari!”, ka shkruar Gani Nuha në llogarinë e vet në “Facebook”.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Hysni Gucati, Nasim Haradinaj, Salih Mustafa “Cali” e Pjetër Shala, që nga fund viti 2020 po mbahen në paraburgim nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës në Hagë.

Njoftimi i plotë i Gani Nuhës:

Trishtim i papërshkueshëm …është kur futesh në këto dyer të ngurta e të ftohta.

Por kur dal më mbushet kraharori, zemra plot krenari!

Krenari e motivim se çdo gjë që kanë bërë shokët e mi, janë damarët e kuq të Lirisë që akoma ushqehet, LIRIA e brezave tanë.

Kurrë nuk harrohen luftëtarët dhe ata që po bëhen akoma viktima.

Liria është nënvizuar e shkruar me gjakun, e luftëtarëve, që qëndruan e po qëndrojnë stoik të papërkulshëm.

RESPEKT

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të mërkurën e…