
Nuhiu: Do të provojmë të bëjmë gjëra të mëdha ndaj Antwerpit
Trajneri i skuadrës së Dritës, Ardian Nuhiu ka folur në një konferencë për media në Belgjikë para duelit të parë me Antwerpin.
Antwerpi dhe Drita do të përballen sonte nga ora 19:00 në takimin e parë të rrethit të dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.
“Do të jetë një ndeshje e fortë kundër një kundërshtar shumë serioz, stabil dhe me një projekt serioz. Kemi analizuar aq sa kemi mundur kundërshtarin nën udhëheqjen e trajnerit të tanishëm. Ata luajnë futboll të bukur, skuadër kompakte dhe gjithashtu me individ cilësor. Projekti që ata kanë, stabiliteti skuadrës, tradita e tyre dhe forca që ata kanë, do të jetë motiv për ne. Një mundësi e artë për futbollistët e mi për t’u përballur me një ekip të fortë dhe për të treguar vlerat tona. Është sportive të besojmë dhe të provojmë të bëjmë gjëra të mëdha”, ka thënë Nuhiu.