Nuhiu: Duhet të tregojmë vlerat tona ndaj Feronikelit

11 shkurt 2022 | 18:06

Skuadra e Dritës së Gjilanit është përgatitur maksimalisht për sezonin pranveror.

Trajneri i kësaj skuadre, Ardian Nuhiu, ka mbajtur konferencë për medie një ditë para ndeshjes së parë kundër Feronikelit nga ora 13:00 në stadiumin e Ulpianës në Lipjan, raporton “Epoka e re”.

“Të shtunën do të kemi një kundërshtar që duhet ta vlerësojmë dhe respektojmë në maksimum, sepse duke vlerësuar kundërshtarin do t’i tregojmë dhe respektojmë edhe vlerat tona si skuadër. I gjithë fokusi për ndeshjen është një trepikësh shumë i rëndësishëm për skuadrën tonë”, ka thënë Nuhiu.

“Në fazën përgatitore parasezonale kemi punuar në aspektin fizik, taktik dhe psikologjik të skuadrës. Jemi munduar të marrim më të mirën nga futbollistët. Kemi zhvilluar ndeshje shumë cilësore në Turqi me kundërshtarë të fortë dhe në ndeshje të tilla e vlerëson skuadrën se sa është përmirësuar. Jemi munduar ta përmirësojmë çdo detaj, të kompletohemi dhe të jemi sa më të balancuar e të reagojmë kur duhet. Jam munduar që skuadrën ta përgatis edhe në aspektin psikologjik dhe ta bind se duhet të fitohet çdo ndeshje, sepse do të jetë një garë e fortë me rivalitet deri në fund të kampionatit”, ka shtuar Nuhiu.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndeshje interesante dhe cilësore priten në xhiron e parë të…