Nuhiu flet se cilët janë trajnerët më të mirë në Kosovë
Drita ka fituar titullin e kampionit dhe daljen në Ligën e Kampionëve, Gjilani ka siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Evropës, derisa nga Liga janë larguar Flamurtari, Dukagjini, Vushtrria e Ferizaj.
Gjithçka që ka mbetur për t’u zgjidhur është edhe fituesi i Kupës i cili edhe dërgon në garat ndërkombëtare ku në finale ndeshën Ballkani e Prishtina, sfidë kjo ë luhet këtë të mërkurë në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Trajneri i Dritës, Ardina Nuhiu në “Sport show”, ka folur për kolegët e tij në Superligën e Kosovës dh përshtypjet më të mira që i kanë lënë, derisa në këtë rast ka veçuar Armend Dallkun.
“I vlerësoj gjithë trajnerët pasi e di sa punë duhet për të përgatitur një ndeshje. Nuk do t’i veçoj asnjë. Kishim trajner të mirë si Armend Dallku që ishte trajner i ri por bëri lojë të mirë, edhe Mezani bëri lojë të mirë por nuk mund ta veçojë asnjë si më të mirin. I përgëzoj kryesive që u bësojnë trajnerëve të rinj si Dallkut por edhe mua. Shpresoj të vazhdojë kështu tu besohet trajnerëve të rinj”, ka thënë Ardian Nuhiu.