Nuhiu: Kemi motivin dhe planin se si të luajmë kundër Dritës

05 nëntor 2021 | 16:11

Në prag të ndeshjes së 13-të kampionale, FC DRITA ka mbajtur konferencë për media, ku u paraqitën kryetajneri, Ardian Nuhiu dhe futbollisti, Ardit Tahiri.

Në këtë konferencë u fol për peshën e ndeshjes derbi, Ballkani-FC DRITA, gjersa trajneri Nuhiu potencoi se si e tillë duhet të trajtohet me përqendrim maksimal.

Nuhiu thekson se skuadra është e motivuar dhe tashmë kanë planin se si të luajnë nesër.

“Nesër kemi një ndeshje të rëndësishme që duhet ta trajtojmë me përqendrim dhe vlerësim maksimal, sepse bëhet fjalë për një skuadër të mirë, që luan si grup mirë dhe ka individë cilësor. Nesër takohen dy skuadra me shumë cilësi dhe viteve të fundit kanë luftuar për kreun e tabelës. Një derbi që kam besim ta arsyetojë epitetin e derbit dhe kam besim se do shohim futboll kualitativ. Më gëzon fakti që skuadra është mirë, djemtë kanë qenë të motivuar gjatë javës dhe kemi përgatitur një plan për mënyrën se si do luajmë, ku uroj dhe shpresoj që nesër ta nxjerrim në praktikë atë plan”, ka thënë Nuhiu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për të nëntin vit me radhë KEDS dhe Universiteti i…