Nuhiu: Në këto nivele çdo skuadër ka cilësitë e veta

14 qershor 2022 | 16:33

Në kuadër të raundit të parë kualifikues të Ligës së Konferencës, FC Drita do të takohet me FC Inter Turku nga Finlanda. Trajneri Ardian Nuhiu ka thënë se në këto nivele garash çdo skuadër ka cilësitë e veta dhe kundërshtari meriton respekt maksimal.

“Në këto nivele çdo skuadër ka cilësitë dhe vlerat e veta, prandaj kundërshtari ynë meriton respekt maksimal dhe një analizë të detajuar. Kemi kohën e mjaftueshme për të analizuar ekipin e FC Inter Turku, pasi që kampionati në Finlandë është ende duke u zhvilluar. Kjo na mundëson që të marrim edhe më tepër informacione për kundërshtarin tonë dhe ne të vazhdojmë punën e përgatitjet”, ka thënë Nuhiu.

Në raundin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës do të paraqiten 60 skuadra evropiane, në mesin e tyre edhe klubi ynë, FC Drita zhvillon takimin në cilësinë e mysafirit ndaj FC Inter Turku nga Finlanda.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Leonard Ramadani nga fshati Baks, komuna e Skenderajt, shpall të…