“Nuk agjëronte dhe vishej si bari”/ Zbulohen detaje nga ditët e fundit të liderit të ISIS
Në muajt e tij të fundit në arrati, udhëheqësi i grupit të Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Bagdadi ishte i acaruar, i trembur nga tradhtarët, ndonjëherë i maskuar si një bari.
Sipas një shkrimi të publikuar nga “The Associated Press”, bashkëpunëtorët e tij kanë thënë se ai ishte i fiksuar për sigurinë dhe mirëqenien e tij dhe duke u përpjekur të gjejë siguri në qytete dhe shkretëtira në Sirinë lindore, pranë kufirit Irakian.
Në fund udhëheqësi brutal braktisi zonat e ISIS-it, duke “rrëshqitur” në territorin armiqësor në provincën veri-perëndimore të Idlib-it të Sirisë, të drejtuar nga rivalët e grupit radikal të lidhura me al-Kaidën.
Atje, ai hodhi veten në erë gjatë një sulmi të 26 tetorit nga forcat speciale amerikane në shtëpinë e tij të fortifikuar. Dhe po sipas të njëjtit shkrim, për muaj të tërë, ai mbajti një adoleshente “yazide” si skllave. Vajza, e cila u la e lirë në një sulm të udhëhequr nga SHBA-ja në maj tha se al-Baghdadi fillimisht u përpoq të ikte në Idlib në fund të vitit 2017.
Atje, adoleshentja qëndroi për katër muaj në shtëpinë e vjehrrit të al-Baghdadit, një ndihmës i ngushtë i quajtur Abu Abdullah al-Zubaie.
Al-Bagdadi do ta vizitonte atje shpesh dhe do ta përdhunonte dhe herë pas here e rrihte, ka thënë ajo.
Ai lëvizte vetëm natën, duke veshur atlete dhe duke mbuluar fytyrën, gjithmonë me rreth pesë burra sigurie që e quanin “sheik”.
“Kur e pyetja ndonjë gjë, ai nuk më jepte përgjigje për arsye sigurie. Jo të gjithë e dinin se ku ishte”, tha ajo. Pranvera e vitit 2018 ishte hera e fundit që ajo pa al-Baghdadin.