Nuk arriti të zgjidhet deputet, reagon Pleurat Sejdiu

09 mars 2025 | 10:49

Kandidati për deputet i PDK-së, Pleurat Sejdiu, ka shkruar në “Facebook” për procesin zgjedhor të 9 shkurtit.

Ai ka thënë se pavarësisht rezultatit, një gjë është e sigurt: “kjo fushatë ka treguar se kur punojmë së bashku me sinqeritet dhe pasion, mund të arrijmë shumë. Mbështetja juaj më ka dhënë forcën dhe vendosmërinë për të vijuar përpjekjet për të mirën e përbashkët, për një të ardhme më të ndritur dhe më të drejtë për të gjithë”, ka shkruar Sejdiu, i cili nuk ka arritur të marrë votat e mjaftueshme për deputet.

“Me zemër të mbushur me mirënjohje dhe respekt, dëshiroj t’ju shpreh falënderimet e mia më të sinqerta për mbështetjen dhe besimin që më dhatë gjatë kësaj kampanje zgjedhore. Çdo fjalë inkurajimi, çdo përpjekje e bërë dhe çdo votë që më dhatë ishin një dëshmi e fuqisë së bashkimit dhe vullnetit tonë për të sjellë ndryshime pozitive. Gjatë gjithë këtij rrugëtimi, kam pasur privilegjin të takoj dhe të dëgjoj shumë prej jush, të ndajmë ide, shqetësime dhe vizione për të ardhmen. Ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme që më ka frymëzuar dhe motivuar edhe më shumë për të vijuar angazhimin tim me përkushtim dhe përgjegjësi. Faleminderit secilit prej jush për besimin dhe përkrahjen! Së bashku mund të bëjmë ndryshimin!”, ka shkruar Sejdiu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë…