Nuk aterova në Prishtinë sepse kisha frikë se mund të kryhet akt terrorist në aeroplanin tim
Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka mbërritur në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”.
Në një deklaratë për media, Pacolli ka thënë se nuk ateroi në Prishtinë pasi kishte frikë se mund të kryhej akt terrorist në aeroplanin e tij, andaj vendosi të ateronte në Tiranë.
“Kam qenë dy muaj i vetizoluar me përgjegjësi me familjen time. Ditën kur kam dashur të vijë në Kosovë e kam kryer testin. Testi ka rezultuar negativ. Jam nisur për në Kosovë. Leja fillimisht është anuluar. E dyta është kushtëzuar me implikime të tjera, se me dhënien e lejes duhet të involvohen disa ministri. Unë fluturoj me një fluturake ku nuk ka asnjë forcë. Jam frikësuar për herë të parë nga institucionet e shtetit tim se mund të kryhet akt terrorist në aeroplanin tim dhe kam ateruar në Tiranë”, ka thënë Pacolli.
Gjithashtu Pacolli ka thënë se nuk i ka pëlqyer fare një postim i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ku ai e ftonte në debat.
“Postimi i zotit Kurti nuk më ka pëlqyer, ku më ka thirrur në konfrontim dhe unë në anën tjetër me policinë. Unë nuk jam kriminel. Çdo punë që e kam bërë për këtë shtet meritoj respekt. Unë jam qytetar i botës dhe kam zgjedhur të jetoj në Kosovë. Këtu dua të vazhdojë jetën dhe këtë të drejt nuk ia lë askujt të ma cenoj”, ka deklaruar Pacolli.
/Epoka e re/