Nuk besoj se dialogu Kosovë-Serbi do të ketë sukses
Edward Joseph, ligjërues në Universitetin për Studime të avancuara Ndërkombëtare “John Hopkins”, dhe njohës i zhvillimeve në Ballkan, ka ka thënë se dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë nuk do të ketë sukses përderisa janë pesë vende të tjera në Bashkimin Evropian që nuk e njohin Kosovën si shtet të pavarur dhe Serbia nuk ka interes për ta zgjidhur këtë problem.
“Jo. Nuk besoj se dialogu do të ketë sukses dhe kjo nuk është për shkak se Miroslav Lajçak nuk po përpiqet. Ai po përpiqet shumë, është shumë i përshtatshëm dhe e kupton problemin. Është se Serbia nuk ka interes për ta zgjidhur këtë problem të dialogut. Dhe është një iluzion të besosh se Serbia në një pikë të dialogut do të arrijë në njohje. Nuk do të arrijë. Arsyeja që nuk do të jetë është sepse pesë vende të BE-së nuk e njohin Kosovën. Kjo është arsyeja pse dialogu nuk mund të funksionojë. Nuk mund të funksionojë sepse përderisa ata nuk e njohin Kosovën, Serbia nuk ka pse ta njohë Kosovën. Serbia që ne e njohim nuk dëshiron ta njohë Kosovën”, ka thënë ai për The Geopost, transmeton Telegrafi.