![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/07/enver-hoxhaj.jpg)
Nuk debatoj me Hotin, PDK-ja është në garë me Vetëvendosjen
06 shkurt 2021
| 08:21
Enver Hoxhaj i PDK-së në Pressing ka treguar se pse nuk pranon një debat me Avdullah Hotin, kandidat i LDK-së për kryeministër.
Kandidati i PDK-së për të parin e ekzekutivit nuk sheh rivalitet me LDK-në.
“Arsyeja pse nuk e kam ftuar Hotin është se PDK’ja ka rival të zgjedhjeve vetëm Vetëvendosjen, jemi në garë me VV-në”, ka thënë Hoxhaj në Pressing.
“Unë mendoj që do të jemi fitues të këtyre zgjedhjeve, do të jem kthesë në këto zgjedhje”, theksoi ai.
“E tejkalon pritjen e juaj sepse po i shosh sondazhet se si bëhen. Janë të porositura. Jam qe 18 vjet në politikë, e di si bëhen. Sondazhet unë i bëj vetë në takimet me qytetarë”, ka deklaruar Hoxhaj.