Nuk dihet data e rikthimit të Coutinhos

26 tetor 2020 | 11:52

Philippe Coutinho është lënduar në “El Clasico”. Braziliani u aktivizua 90 minuta kundër Real Madridit, kurse klubi katalanas bën me dije se Coutinho ka një problem muskulor.

“Coutinho ka një dëmtim në ‘biceps femoris’ në kofshën e majtë të tij. Koha e rikthimit në fushë do të varet nga evoluimi i rikuperimit”, thuhet, mes të tjerash, në njoftimin e Barcelonës.

Coutinho u kthye këtë verë te Barcelona, pasi ishte huazuar te Bayern Munchen. Ai është paraqitur në pesë ndeshje të kampionatit dhe në një sfidë në Ligën e Kampionëve, duke shënuar edhe dy gola.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore në Ferizaj e ka dënuar me burgim të…