“Nuk dija si puthej, por i thashë mbylli sytë”, Beniada kujton puthjen e parë

01 shkurt 2022 | 08:00

Banorja e Big Brother Albania, Beniada, u ka treguar banorëve për puthjen e saj të parë.

Ajo kujtoi historinë e parë të dashurisë me një djalë që e pëlqente dhe se puthjen e parë mori guximin t’ia jepte vetë e para.

“Ishte shumë i turpshëm si djalë. Në takimin e dytë, isha unë që nisa të bëj pyetje… Takimi i dytë shkoi shumë mirë. Thashë që më pëlqen, më filluan fluturat në stomak. Ishte veshur shumë bukur, akoma e mbaj mend, me bluzë bojëqielli dhe xhinse të gjata. Më pëlqejnë shumë çunat elegantë. Ishte biond, sy bojëqielli. Thotë që do iki dhe nuk e di kur do të takohemi. Unë i thashë që nëse do të vish vetëm për mua, më mirë mos hajde fare. Edhe doja, edhe nuk doja… Përpara se të ikte, unë i them mbylli sytë. Ai mbyll sytë, unë e përqafoj, i shikoj buzët, i kishte shumë të trasha. Thashë ta puthja, por nuk dija si puthej. I dhashë një puthje dhe ai hapi sytë më tha: vërtet e bëre”, tha Beniada./TCh

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bislim Zogaj, ish i burgosuri politik, i cili besohet se…