“Nuk do ta keni mundësinë e dytë”, Zelensky thirrje ushtarëve të mobilizuar rusë
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka përsëritur thirrjen ndaj ushtarëve të mobilizuar rusë që të dorëzohen dhe të refuzojnë urdhrat e eprorëve të tyre.
“Edhe një herë ua rikujtojë qytetarëve të Rusisë, që nuk duan të marrin pjesën në këtë luftë kriminale, por që janë dërguar dhunshëm në luftë, se e kanë edhe një mundësi”, shtoi Zelensky.
Ai u shpreh se nëse dorëzohen do të shpëtojnë pa lëndime, dhe se këtë ua garanton Kievi.
“Të gjithë që i dorëzohen do të shpëtojnë. E kushdo që vazhdon të luftojë për ushtrinë ruse përfshirë këtu edhe mercenarët, nuk do ta kenë mundësinë e dytë”, shtoi Zelensky. Megjithatë sërish ua bëri me dije rusëve se Ukraina do të rikthej gjithçka që i takon, duke iu referuar rajoneve të aneksuara nga ana e Rusisë.