Nuk do të heqim dorë nga bashkimi me Kosovën
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSh), Ragmi Mustafa, ka shprehur optimizëm se kërkesa e shqiptarëve të Luginës së Preshevës për bashkim me Kosovën do të bëhet pjesë e takimit të radhës në kuadër të dialogut të Brukselit.
Pavarësisht prej reagimeve të fuqive të mëdha, ai e ka quajtur të realizueshme kërkesën e shqiptarëve të Luginës.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Mustafa ka thënë se bashkimi i Luginës së Preshevës me Kosovën në asnjë mënyrë nuk do të ketë efekt domino në vendet e tjera në Ballkanin Perëndimor.
Në këtë kontekst, ai ka theksuar se nëse dy vendet fqinjë arrijnë marrëveshje paqësore nuk mund të kundërshtohet nga askush korrigjimi i kufirit, rrjedhimisht edhe bashkimi i Luginës së Preshevës me Kosovën.
Sipas Mustafës, Lugina e Preshevës asnjëherë nuk do të heqë dorë nga kërkesa për të qenë pjesë integrale e Republikës së Kosovës.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni në nurmin e së enjtes të gazetës “Epoka e re”)