Nuk do të ketë mbyllje totale për festat e fundvitit

20 dhjetor 2020 | 19:40

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka informuar se nga takimet dhe komunikimet e fundit me autoritetet vendimarrëse, janë pajtuar që mbyllja totale nuk është zgjidhje.

Ai ka thënë se një mbyllje totale do të ishte me pasoja fatale për ekonominë, raporton “Epoka e re”.

“Këto ditë kam pranuar plot pyetje rreth mundësisë për një rimbyllje të ekonomisë për festat e fundvitit. Nga takimet dhe komunikimet e fundit me autoritetet vendimarrëse, jemi pajtuar që mbyllja totale nuk është zgjidhje dhe do të ishte me pasoja fatale për ekonominë, por masat ekzistuese duhet të respektohen me rigorozitet”, ka shkruar Rukiqi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës (PK) ka njoftuar se duke u bazuar…