Nuk do të ketë takim në mes të Osmanit dhe Lajçakut
18 qershor 2024
| 16:54
Këshilltari i Vjosa Osmanit, Bekim Kupina, ka njoftuar se presidentja Osmani nuk do të ketë takim me Lajçakun, për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
“Presidentja Osmani nuk ka takim me z. Lajçak, shkaku i mospërputhjes me agjendën e paracaktuar të presidentes”, ka thënë Kupina për “Epoka e re”.