Nuk do të publikonim asnjëherë emra të dëshmitarëve
14 janar 2022
| 10:54
Sot është duke vazhduar seanca gjyqësore ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt në Prokurorinë e Hagës. Nasim Haradinaj, i pyetur nga avokati nëse do të publikonte sërish materiale të tilla po qe se do t’i vinin në zyrën e OVL UÇK-së dhe nëse do t’i publikonte të dhënat e dëshmitarëve, tha: “Nuk e di më a janë interes publik të publikohen, por ne nuk do të publikonim asnjëherë emra të dëshmitarëve sepse nuk kemi publikuar, as nuk kam fotokopjuar dhe as bërë fotografi me telefon dokumenteve”. /Epoka e re/