“Nuk duroj dot më, dua divorcin”, Wanda Nara dhe Mauro Icardi drejt ndarjes
Këtë herë nuk janë as thashetheme, as spekulime, as supozime, është fakt. ëanda Nara ndahet nga Icardi dhe kërkon divorcin.
Orët e fundit në internet po bën xhiro një audio regjistrim në të cilin dëgjohet Nara teksa i thotë punonjëses së saj se është duke përgatitur letrat e divorcit.
“Carmen erdha në Argjentinë sepse po divorcohem nga Mauro”, dëgjohet ëanda duke thënë në një audio që i dërgoi Carmen, duke punuar në shtëpinë e saj në Itali.
Në audion e zbuluar, Carmen dhe Wanda flasin për divorcin e tyre të ardhshëm: “Do të qëndroj edhe disa ditë dhe më pas do të kthehem. Unë do të bëj kërkesë për divorc sepse nuk mund të duroj dot më”.
Në këtë mënyrë u vërtetuan thashethemet që qarkullonin prej ditësh. Në të vërtetë, çifti është ndarë dhe kanë vendosur të hedhin hapin e fundit.
Dridhjet e kësaj martese lindën në tetor kur Nara zbuloi se Icardi e ka tradhtuar.