Nuk e di
10 shtator 2020
| 10:24
Të prita dashuri si flladin e verës
dhe besova se të gjitha stinët do të lulēzojnë me ty.
Në zemër ruajta sekretin e premtimit,
të dhënë moti në Flamur e Besë.
Sa herë vjen vjeshta më ringjall dhembjen,
zemërthyer pres dëshpërimin e fundverës së sosur.
Kot provova, kot dhe
nuk munda t’i bashkoj as dromcat e mbetura.
Të gjitha ishin tretur në valë deti,
derisa ikën me vargun e shtegtarëve.
Kalimthi mu duk apo ishte e vërtetë?!
Dita po sosej, kur pashë
panoramën e kësaj bote në një mijë fytyra,
të cilat vijnë heshtur duke u përsëritur.
Prishtinë, 9 shtator 2020
Valbona R.Hadri