Nuk e di kujt i referohet ai [Kadri Veseli] me ‘njerëz’ që i kemi dërguar

22 prill 2020 | 09:10

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Haki Abazi, deklaratën e kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, se LV i ka dërguar njerëz për formimin e një koalicioni eventual, e ka komentuar dhe e ka quajtur të pavërtetë.

“Nuk është e vërtetë. Jemi të përqendruar në luftimin e Covidit. Për fat të keq, sot kemi humbur një grua të re që ishte shtatzënë. I shpreh ngushëllime  familjes’’, tha Abazi në emisionin DPT te Fidani.

“E kuptoj që është një situatë e krijuar pas votimit të mocionit e cila duket se ishte pritur me kohë që prej fitimit të zgjedhjeve. Është e pritshme që nuk mund të na rrëzojnë me mjete demokratike, por po përdorin çfarëdo mjeti për ta mbajtur shtetin e kapur dhe për t’i vazhduar avazet e tyre. Në njërën anë i kemi qytetarët që kanë votuar për ndërrim të sistemit qeverisë, në anën tjetër ata që po përdorin çdo mjet për të mos lejuar këtë’’, shton ai.

“Nuk e di kujt i referohet ai me ‘njerëz’. Nuk bëjmë koalicion me PDK-në deri në momentin kur do të reformohet. PDK-së i duhet një mandat në opozitë për t’u bërë partia që do t’i kthehet shtetformimit. Mos të harrojmë se ata e kanë prodhuar Hashim Thaçin. Ata janë pjesë e proceseve që kanë denigruar vendin”, tha Abazi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje,…