Nuk e dimë tërë historinë e Covidit
Mjeku Anthony Fauci tha se shkaku që Covid-19 është një sëmundje kaq e re, ne sigurisht nuk e dimë tërë historinë e saj, raporton CNN. “Unë mendoj se kemi marrë mësimin që është duhur ta kemi ditur nga përvoja jonë me shpërthime të tjera – është se kur merreni me një punë në zhvillim, gjërat ndryshojnë”, tha Fauci në një intervistë me Shoqatën e Sëmundjeve Infektive të Amerikës.
Intervista u regjistrua javën e kaluar, përpara ndërhyrjes kirurgjike në fytin e shkencëtarit amerikan, transmeton Telegrafi.
“Ne ende jemi duke mësuar gjëra në kohë reale”, tha Fauci. “Ju duhet ta mbani mendjen e hapur – me siguri nuk e dini të gjithë historinë – në muajin e parë, të dytë ose të tretë apo edhe në të katërtin” shtoi ai.
Edhe sot ne po mësojmë për transmetueshmërinë e Covid-19, transmetueshmërinë asimptomatike dhe efektet e mbetjeve kronike, shtoi 79-vjeçari.