Nuk e godita unë fëmijën, por fëmija u përplas për makinën time, ky është shpjegimi i ministres Hajdari

10 prill 2022 | 23:10

“Për hir të informimit të drejtë”, ka shkruar Ministrja e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari, një fëmijë është përplasur për veturën e saj, dhe jo anasjelltas.

Ajo që u raportua në media se ministrja Hajdari ka goditur me veturë një fëmijë, ajo e deklaroi në verzionin e saj duke shkruar se në fakt situata qëndron përkundrazi: “ai u përplas me veturën time”.

“Për hir të informimit te drejtë, sot në mesditë në rrugën Vicianum në lagjen “Arbëria” të Prishtinës, gjersa po kthehesha me veturën time personale për në banesë, gjatë vozitjes sime pranë Meridian Market, papritmas u shfaqën dy fëmijë në vrapim për të kaluar rrugën, ku fatkeqsisht njëri nga ta u përplas anash në veturën time”, u sqarua ajo në Facebook.

Hajdari thotë se me shqetësim ka reguar dhe i ka ofruar ndihmë fëmiut të cilën e ka goditur, apo, siç thotë ajo, është goditur nga ai, dhe ka lajmëruar policinë që janë marrë me rastin.

“Ndjehem më e lehtësuar, që pas ekzaminimeve mjekësore, fëmiu nuk pësoi lëndime të rënda dhe është kthyer në shtëpi. Fëmiut i uroj shëndet e jetë të gjatë!”, përfundoi shpjegimin ministrja.

I menjëhershëm qe reagimi i deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, i cili e quajti të turpshme fshehjen e këtij aksidenti nga qeveria dhe ministrja.

“A jeni në tokë të bukës, hej?! Ministrja shkelë me veturë një vajzë 9 vjeçare midis Prishtinës dhe të gjitha institucionet po tentojnë ta fshehin rastin, ndërsa ajo vazhdon me qenë ministre”, shkroi Mustafa.

“Momente pakujdesie mund t’i ndodhin çdokujt, por nuk arsyetohet tentimi për fshehje. Nuk fshihet kjo!”.

“A keni fytyrë? A keni marre? A keni ndërgjegje? A jeni njerëz ju, more hej?!”, përfundoi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani E dashur familja e Bacit, bashkëshorte, vajza, djem,…