‘Nuk e ka në agjendë takimin me Kurtin’: Ndihmës Sekretari amerikan rrugës për Prishtinë, ndalët në Vermicë
Ndihmës sekretari amerikan Todd Robinson ka arritur në Kosovë këtë mëngjes, siç ka njoftuar ambasada amerikane në Kosovë.
Robinson ka qëndruar fillimisht për vizitë në Shqipëri, ndërsa sot gjatë arritjes në Kosovë është ndalur në pikën kufitare të Vermicës, ku ka biseduar edhe me policët kufitar.
Ai është takuar edhe me shefin e policisë së Kosovës,
Në fotografitë që ka postuar ambasada shihet se Robinson është takuar me drejtorin e Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.
Robinson fillimisht u ndal në Tiranë, ku u takua me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Në Kosovë ai do të qëndroj më 20-22 mars, por nuk do të takohet me kryeministrin e vendit, sikur në Tiranë. Në Prishtinë, ai do ta takojë presidenten Vjosa Osmani.
“Nga data 20-22 mars, Ndihmës Sekretari Robinson do të udhëtojë në Prishtinë, Kosovë, ku do të takohet me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe me partnerët në sektorin e zbatimit të ligjit dhe drejtësisë”, njoftoi DASH.