Nuk e kam parë të arsyeshme të marr pjesë në një takim propagande
08 maj 2020
| 09:34
Pak ditë më parë kryeministri në detyrë i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, e ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, i cili, sipas tij, ka refuzuar propozimin e tij për një takim Shqipëri – Kosovë me presidentin Ilir Metën, Thaçin, Osmanin dhe Ruçin për të pasur një plan të përbashkët veprimi kundër koronavirusit.
Kryeministri Rama, i ftuar në “Çim Peka LIVE”, tha se ai do të ishte thjesht një takim propagande. “Nuk e kam parë të arsyeshme një takim të tillë propagande. Se ç’pandemi do të luftonim ne në atë format?! Ndërkohë kishte edhe probleme të tjera në Kosovë. Për ju nuk e di, por për mua ishte një shfaqje që nuk e konsiderova të arsyeshme të merrja pjesë”, tha Rama.
(B. D.: ‘Epoka e re’)