Nuk e kuptova pse Lumiri dhe Lutfiu duhej të shkonin në Shkup

20 gusht 2021 | 11:22

Naser Rugova nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka komentuar takimin e djeshëm në Shkup të liderit të kësaj parti, Lumir Abdixhiku dhe nënkryetarit Lutfi Haziri me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev.

Rugova përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka thënë se nuk e ka kuptuar pse Abdixhiku dhe Haziri duhej të shkonin në Shkup për t’u takuar me Zaevin, pasi sipas tij, ditë më parë e kishin takuar edhe Ramën në Tiranë.

“Nuk e kuptova pse Lumiri dhe Lutfiu duhej të shkonin në Shkup që ta takonin Zaevin, pasi që ditë më parë e kishin takuar Ramën në Tiranë. Çfarë kemi të reja e që po mbahet fshehtë? Po anëtarësohet LDK-ja në internacionalen socialiste apo dikush po punon në krijimin e një koalicioni rajonal? Ku është interesi i LDK-së, por edhe i Kosovës në këtë punë?”, ka shkruar Rugova.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri Maurizio Pochettino, në prag të transfertës ndaj Brestit, e…