Nuk e la gruan të futet në shtëpi, arrestohet pejani
09 maj 2024
| 09:35
Një grua e ka lajmëruar në polici burrin, pasi ai nuk e ka lënë të futet në shtëpi.
Përveç kësaj, ajo tha se nga bashkëshorti ka ushtruar edhe dhunë psikike.
I dyshuari është arrestuar dhe, pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
“Pejë / 07.05.2024. Më 08.05.2024 viktima femër kosovare ka deklaruar në polici se ka pasur dhunë psikike duke mos u lejuar të kthehet në shtëpi nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.