Nuk e mbajti kujdestarinë, suspendohet urologu

13 shtator 2018 | 10:19

Doktori Fahredin Veselaj, është larguar përkohësisht nga puna, pasi i njëjti nuk ka qenë në detyrë, ndonëse ka qenë kujdestar.

Lajmin e ka bërë me dije Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

“Zyra e drejtorit të përgjithshëm e SHSKUK, ju konfirmon se dr. Fahredin Veselaj, specialist i urologjisë është larguar përkohësisht nga puna, meqë me datë 11.09.2018, drejtori i përgjithshëm i SHSKUK, dr. Basri Sejdiu, gjatë inspektimit  në kujdestari, kishte konstatuar se, edhe pse figuronte kujdestar, i njëjti nuk ndodhej në vendin e punës. Lënda është proceduar në komisionin disiplinor i cili do të marrë vendim”, thuhet në njoftimin për media.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja për Bashkim ka vlerësuar njëvjetorin e formimit të Qeverisë…