“Nuk e meriton këtë jetë, nuk je e bukur”, Armina Mevlani i kthehet ndjekëses

30 gusht 2021 | 13:46

Blogerja e njohur, Armina Mevlani, qëndron shumë pranë ndjekësve të saj duke bërë postime të shumta në rrjetet sociale. Në profilin e saj në “Instagram”, mund të gjeni foto nga përditshmëria, imazhe me partnerin, poza me bikini apo edhe shprehje të ndryshme.

Por së fundmi, Armina ka vendosur që të bëjë një intervistë virtuale me 1.8 milionë ndjekësit e saj në “Instagram”. E siç ndodh me gjithë personazhet e njohur të ekranit, fansat janë shumë kuriozë që të dinë sa më shumë detaje rreth jetës së tyre private apo edhe atë profesionale.

Por nga ana tjetër nuk mungojnë ato komentet negative, që ndjekësit nuk i kursejnë në asnjë moment dhe duket se u pëlqejnë shumë.

“Realisht nuk kam asgjë me ty, por për të pasur këtë jetë nuk e di nëse e meriton nuk ke fare bukuri!”, i ka shkruar dikush blogeres. Kjo e fundit ka vendosur që ta bëjë publike ketë mesazh dhe t’i kthejë përgjigje.

“Bukuria është relative! Jeta ime që është sot nuk ka ardhur prej pamjes, por ka ardhur sepse kam qenë njeri i vërtetë me njerëzit që kam dashur , ka ardhur sepse kam punuar për gjërat që kam dashur, ka ardhur sepse kam një shpirt të lirë, lexoj libra pafund, dashuroj artin, dëgjoj muzikë të mirë, di t’i bëj njerëzit të qeshin dhe të më duan! Por më e rëndësishmja nuk ruaj negativitet brenda dhe as nuk gjykoj të tjerët, as nuk  i shaj. Për këtë arsye jam kjo që jam, bukuria është e fundit sepse nuk ka rëndësi (venitet)”, i është kthyer Armina.

Nga ana tjetër, një ndjekës i shkruan bukuroshes ka një jetë shumë boshe dhe se gjithçka e bën vetëm për klikime.

“Nuk kam asnjë interes të bëj asgjë për klikime përkundrazi jam shumë spontane në gjërat që nxjerr sepse jam dhe kam qenë gjithmonë natyrë e lirë. Me pak fjalë s’më ka interesuar kurrë ça mendojnë të tjerët përveç atyre që dua. Jeta ime jo vetëm që nuk është boshe, por e kam të mbushur me dashuri nga familja, shoqëria ime prej vitesh dhe i fejuari im dhe kafshët e mia. Kam një punë që e kam ëndërruar dhe kam punuar në modë që 18 vjeç. Kjo është diçka që e kam kultivuar dhe vetë sigurisht, or ndihem një femër me fat dhe falenderuese në pafundësi për këtë jetë, sepse jam e lumtur!”, shkruan Mevlani.

“Nuk e meriton këtë jetë, nuk je e bukur”, Armina“Nuk e meriton këtë jetë, nuk je e bukur”, Armina“Nuk e meriton këtë jetë, nuk je e bukur”, Armina“Nuk e meriton këtë jetë, nuk je e bukur”, Armina“Nuk e meriton këtë jetë, nuk je e bukur”, Armina“Nuk e meriton këtë jetë, nuk je e bukur”, Armina

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë…