“Nuk e përjashtojnë edhe eliminimin fizik”: Qeriqi shkruan se Esat Shala është kërcënuar nga Serbia
Kryetari i Shoqatës së Invalidëve të Luftës, Xhevdet Qeriqi, përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se Esat Shala – koleksionisti i pamjeve dhe video-kasetave që dëshmojnë krimet serbe të luftës kundër popullatës shqiptare – “është kërcënuar nga shteti serb”.
Qeriqi, mes tjerash, shkruan se ndaj Shalës këto kërcënime “nuk përjashtojnë edhe eliminimin e tuij”.
Shkrimi i plotë i Qeriqit:
Esat Shala, i cili është vëllau i Dëshmorës të kombit, Luljeta Shala, qenka kërcënuar hapur nga organet e sigurimi shtetëror të serbisë.
Esati qe disa vite është duke punuar maksimalisht për dokumentimin e krimeve serbe të kryera në Kosovë gjatë periudhës të luftës të vitit 1998-99. Esati po bënë një punë vullnetare që ti publikoj të gjitha krimet, torturat dhe masakrat të cilat i ka kryer aparati shtetëror i serbisë. E kjo po shihet se është duke ju penguar organeve të sigurimit serb dhe presidentit të këtij vendi. Andaj paskan filluar që të mobilizohen për ta penguar punën e jashtzakonshme të Esatit, duke mos përjashtuar edhe eliminimin e tij. Ata paskan përgaditur edhe skica dhe lokacione ku në mesin e kësaj skice shihet edhe emri i Esatit.
Andaj ne e kemi obligim të gjithë, e në veqanti Organet e Sigurisë të Kosovës ti ofrojn njē siguri më të madhe, Esat Shalës.
Esati, ka nevoj që ta mbrojmë të gjithë, dhe ta mbështesim në rrugëtimin e tij të drejtë.
Mbështetja dhe ofrimi i sigurisë për, Esatin, është shumë e rëndësishme për ne dhe për vendin tonë./Gazeta10/